Aktori amerikan, John Mahoney, u nda nga jeta para katër ditësh.
I njohur më së shumti për rolin e Martin Crane, në serialin komik “Frasier” si babai i personazhit kryesor, Mahoney mësohet të ketë vdekur nga kanceri i mushkërive dhe një sëmundje të trurit, sipas TMZ-së.
Ai ishte anëtar i Steppenwolf për 39 vjet, dhe pikërisht kjo kompani e teatrove kishte njoftuar për vdekjen e tij.
Për të kishte shkruar edhe Kelsey Grammer, që kishte luajtur rolin e birit të tij në serinë e famshme “Frasier”:
“Ai ishte babai im. E doja”.
https://www.youtube.com/watch?v=f4N9d3V7Aj0
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.