Janë gjetur provat më të hershme të kancerit në disa fosile njerëzore të zbuluara në një shpellë në Afrikën Jugore, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Tumori agresiv është gjetur tek një gisht 1.7 milion vjeçar, në një paraardhës të njerëzve.
Gishti i përkiste një pjesëtari të familjes " Hominidae" , paraardhës të njerëzve.
Sipas studiuesve, këto gjetje tregojnë qartë që kanceri nuk është sëmundje e shoqërisë moderne.
Tumoret janë gjetur në mbetje edhe më herët, tek një Neandertal i cili ka ecur tokën rreth 120,000 vite më parë - kjo është një nga gjetjet më të hershme.
Ndërsa zbulimi i fundit, tregon që në këto fosile është gjetur, osteosarcoma, një formë vdekjeprurëse e kancerit të eshtrave.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.