10.05.2018 · përditësuar para 2984 dite1 min lexim
Madame Tussauds ka kompletuar figurën e dyllit për nusen e ardhshme mbretërore, Meghan Markle.
Kjo figurë i është bashkangjitur pjesës tjetër të familjes mbretërore, dhe është vendosur në afërsi të figurës së Princit Harry.
Figura e Markle ka të vendosur një kopje të unazës së fejesës dhe është e veshur në një fustan ngjyrë të gjelbër dhe take ngjyrë krem.
Kjo paraqitje do të jetë e hapur për publikun më 19 maj, ditën e martesës se çiftit mbretëror.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.