Më 19 maj, boksierët Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përplasen për titullin e padiskutueshëm në peshën e rëndë.
Eventi do të nisë në ora 18:00 të 18 majit (sipas kohës tonë lokale), aty ku do të zhvillohen disa përballje, ndërsa Usyk dhe Fury do të fillojnë ecjen në ring në ora 00:00 të 19 majit.
Derisa, lufta do të zhvillohet në Kingdom Arena në Riad të Arabisë Saudite.
Fituesi i kësaj ndeshjeje do të jetë kampioni i parë i peshave të rënda në epokën me katër rripa dhe gjithashtu do të etiketohet si luftëtari numër një në divizion.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.