Lajmet e fundit

Tirana pritet të bëhet epiqendra e muzikës ndërkombëtare më 11 korrik 2026, me një koncert të shumëpritur nga artisti global Kanye West.
“Për arsye mobiliteti e sigurie e aksesi u zgjodh ky pozicion strategjik! Çdo kosto e ngritjes dhe e eventit është e promotorëve privat të eventit, ndërsa shteti koordinon dhe mbështet me çdo mënyrë tjetër që të garantohet mbarëvajtja”, bëri me dije ministri Gonxhja.
Sipas njoftimit zyrtar, koncerti do të jetë një performancë e vetme “one-night-only”, e cila pritet të tërheqë dhjetëra mijëra spektatorë nga vendi dhe jashtë tij./ A2CNN.