Lajmet e fundit
Klan Kosova dhe Artmotion do të jenë pjesë e "Sunny Hill Festival", edicionit të këtij viti të festivalit madhështor që do të mbahet në Prishtinë.
Gazetari Vlorjan Halili në emisionin "Ora 7" në Klan Kosova tha se televizioni do të sjell nga afër me transmetime direkt të gjitha emocionet e këtij festivali gjatë tre netëve.
"Klan Kosova dhe Artmotion janë gati si çdo vit me qenë pjesë e Sunny Hill si pjesë e pandashme, Klan Kosova do jetë me ju për 3 netë me emisione drejtpërdrejt që sjell të gjitha emocionet dhe ngjarjet se çka do ndodhë e Sunny Hill", tha ai.
Dea Musliu nga Artmotion tha se simbol i këtij edicioni nga kompania do të jetë topi me ngjyrat "sunset" që simbolizon fillimin e ligave sportive dhe bashkimin social që sjell futbolli si sport.
"Këtë vit si vitet e kaluara ka me qenë një instalacion. Këtë herë pak më ndryshe se vitet e kaluara..Topi e ka përjetu një fatkeqësi përpara duke u rikthyer nga Sunny Hill, iu kanë thyer pasqyret pasi ka rënë prej vinçit, këtë vit kemi vendos me kthy me një element interesant, tema ka me qenë sporti si kulturë urbane dhe topin e kemi përdorë këtë herë pa pasqyrë si vepër artistike, e ka ngjyrosur një artiste lokale, i kemi përdorë ngjyrat sunset. Ka me qenë si ikonë e sportit si content kryesor i Artmotion, por edhe si element që është bashkimi që me sezonin e ri bëhet bashkimi i familjeve, shoqërisë, ndahen emocionet e ligave dhe e përmban frymën sociale", tha Musliu.