Pas hedhjes së shortit, janë zbuluar edhe data e ndeshjeve gjysmëfinale në Kupën e Kosovës në futboll.
Më datë 8 prill (e mërkurë), do të zhvillohen dy sfidat e para që pritet të dhurojnë spektakël: • Llapi vs. Ferizaj • Stadiumi: "Zahir Pajaziti", Podujevë • Llapjanët synojnë të shfrytëzojnë terrenin vendas për të krijuar një avantazh të sigurt para udhëtimit të kthimit.
• Ballkani vs. Dukagjini • Stadiumi: Stadiumi i Qytetit, Suharekë • Thërandasit do të presin Dukagjinin në një përballje që premton luftë të fortë taktike.
Gjithçka do të vendoset dy javë më vonë, më datë 22 prill (e mërkurë), ku do të zhvillohen ndeshjet e kthimit dhe ku do t'i mësojmë emrat e dy skuadrave që do të kalojnë në finale ku do të luftojnë për trofeun e çmuar./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.