Një zbulim i jashtëzakonshëm ka ndodhur në Kosta Rika, ku gjatë një udhëtimi është kapur një peshkaqen me ngjyrë portokalli, i pari i këtij lloji i dokumentuar ndonjëherë.
Shkencëtarët kanë publikuar fotot në revistën Marine Biology, duke shpjeguar se ngjyra e pazakontë vjen nga një gjendje e rrallë e quajtur “xanthism”. Kjo ndodh kur pigmentet më të errëta në lëkurë mungojnë, duke i lejuar nuancave të verdha ose portokalli të shfaqen më qartë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Sipas ekspertëve, kjo gjendje është jashtëzakonisht e rrallë te peshqit, përfshirë edhe peshkaqenët.

●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.