05.02.2019 · përditësuar para 2716 dite1 min lexim
Marka e njohur spanjolle ZARA, ka bërë një lëvizje të papritur duke ndryshuar për herë të dytë logon e saj pas 45 vjetësh.
Dallimi mes logos së re dhe të vjetrës janë se shkronjat nuk kanë më boshllëk mes tyre dhe të gjitha janë të lidhura së bashku, njofton Klan Kosova.
Por, në lidhje me këtë vendim të markës së njohur të veshmbathjeve, të pakënaqur kanë mbetur klientët të cilët pa dyshim adhurojnë rrobat e ZARA.
Secili nga ta ka hedhur reagime me ide të 'çmendura' në llogaritë e tyre në mediat sociale, njofton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.