Lajmet e fundit

Nicolo Zaniolo do të humbasë Kampionatin Evropian me Italinë pasi pësoi një mikrofrakturë në këmbë në ndeshjen që Aston Villa zhvilloi ndaj Liverpoolit në Premier League.
Zaniolo, i cili është i huazuar në Angli nga Galatasaray, është konfirmuar që do të jetë mungesë.
Mesfushori italian ka zhvilluar 40 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat, duke shënuar tre gola.
Përndryshe, Italia është në grup me Spanjën, Kroacinë dhe Shqipërinë në Evropianin, që do të mbahet në Gjermani.