Kampionia e Kosovës në basketboll, Z Mobile Prishtina, sërish do të jetë pjesëmarrëse në Basketball Champions League.
Kjo është konfirmuar nga faqja zyrtare e kësaj lige, ku thuhet se Prishtina do të nisë garat nga kualifikimet, transmeton Klan Kosova.
Shorti për këtë raund do të hedhet më 4 korrik. Në këtë raund janë 16 skuadra, ku tetë kalojnë tutje, derisa janë konfirmuar edhe skuadrat që ndodhen në rrethin e dytë.
“Prishtina edhe më parë kishte marrë pjesë në kualifikime të kësaj gare, ku në edicionin e kaluar ishte eliminuar nga skuadra holandeze, Donar Groninen, derisa ishte pjesë edhe e FIBA Europe Cup, ku arriti në mesin e 16 skuadrave më të mira të kësaj gare”.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të Basketball Federation of Kosovo në Facebook.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.