Z-Mobile Prishtina ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në kuadër të FIBA EUROPE CUP.
Bardhë e kaltërit shënuan fitore kundër ekipit Pinar Kasiyaka me rezultat 82:78.
Çereku i parë i ndeshjes u mbyll me rezultat 16:26 në favor të mysafirëve.
Çereku i dytë i ndeshjes ishte më i mirë për prishtinasit dhe u përmbyll me rezultat 23:16.
Pjesa e parë përfundoj me rezultat 39:42 për Pinar Kasiyanka.
Pas pjesës së parë Z-Mobile Prishtina ishte shumë më mirë edhe ky çerek përfundoj në favor me rezultat 20:18.
Prishtinasit i shtuan edhe 23 pikë në pjesën e fundit të lojës përkundër 18 të mysafirëve.
Lojtarët më të dalluar nga dy palët ishin Kyan Anderson nga Z-Mobile Prishtina me 15 pikë, 5 kërcime dhe 4 asiste.
Ndërsa tek Pinar më i miri ishte Akif Egmen Guven, me 21 pikë, 11 kërcime, dhe 1 asist.
Me këtë rast ekipi nga kryeqyteti kualifikohet në mesin e 16 skuadrave më të mira të FIBA EUROPE CUP.
https://www.youtube.com/watch?v=3dnYKWh4jho
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.