Golden Eagle Ylli e ka mposhtur Borën, me rezultat të ngushtë.
Skuadra nga Suhareka fitoj veç me katër pikë epërsi, 73:69.
Në dy çerekët e parë Ylli i realizoi nga 18 pikë përkundër 29 të mysafirëve.
20 minutat e para përfunduan 36:29.
Çereku i tretë përfundoi baras 20:20, derisa i fundit u fitua nga Bora 17:20.
Kështu Golden Eagle Ylli e arrin fitoren e radhës në Superligën e basketbollit.
Shifrat më të mira në ndeshje tek Ylli i pati Jakorie Rashaën Smith, me 13 pikë, 11 kërcime e një asistim.
Kapiteni Gëzim Morina kishte po ashtu dyshifror të dyfishtë prej 12 pikëve e 12 kërcimeve. Pati edhe tri asistime.
Kurse, te Bora u dallua Jalen Graham me 25 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa e pati edhe një asistim.
Ylli tani në pozitën e katërt ka pesë fitore e tri disfata.
Ndërkohë, Bora mbetet e fundit me vetëm një fitore e shtatë humbje.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.