Golden Eagle Ylli ka arritur fitore në udhëtim tek Rahoveci, me rezultat 69-68.
Skuadra nga Suhareka përkundër që nuk e nisi mire çerkun e parë, të cilin e humbi 23-17, arriti që menjëherë në të dytin të konsolidohet, për të shkuar në pushim me rezultat të barabartë, 36-36.
Vreshtarët e nisin më mirë pjesën e dytë, duke e fituar çerekun e tretë me katër pike dallim. Por suharekasit të gjitha forcat i kishin ruajtur për minutat e fundit, ku arrijnë të rikthehen në lojë, duke e fituar dramën në fund me një pikë dalllim 68-69.
Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Mizahir Isma” u transmetua direkt në ArtMotion.
https://youtu.be/YVqBmIt17ao
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.