Basketbollisti, Daniel Regis, është lojtar i ri i KB Yllit.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi suharekas në llogarinë e tyre në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me Daniel Regis për sezonin 2020/21”, thuhet në njoftim.
“Daniel është i gjatë 201 cm dhe luan në pozitën 4 dhe 5”.
“Sezonin e fundit ai ka qenë pjesë e Esgueira në Superligë të Portugalisë, ku për 21 ndeshje, kishte 11 pikë për takim, shtatë kërcime dhe një asistim”.
Ylli është një nga skuadrat më aktive në basketbollin kosovar në tregun e transferimeve të lojtarëve.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.