Kampioni i Kosovës në basketboll Ylli, do t'i vazhdoj garat evropiane në FIBA Europe Cup, pasi nuk arriti të kualifikohet në Champions League pasi u mund ta ekipit portugez, Benfica.
Skuadra nga Suhareka do të jetë në një grup mjaft të vështirë në këto gara.
Kampioni i Kosovës në grupin A do të jetë së bashku me dy skuadrat gjermane, Brose Bamberg dhe Niners Chemnitz.
"Kjo do të jetë hera e parë që skuadra therandase do të jetë pjesë e kësaj gare. Ndeshja ndaj portugezëve ishte debutimi për Yllin në garat evropiane"- njofton Federata e Basketbollit përcjell Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.