Ylli ka fituar ndaj Prishtinës me rezultat 70-87, dhe pritet të takohet me Goga Basket në gjysmëfinale në kuadër të Ligës Unike.
Lojtari më i dalluar nga radhët e Yllit, qe Valon Bunjaku me dyshifror të dyfishtë me 17 pikë, 6 kërcime dhe 11 asistime.
Ndërsa nga radhët e Prishtinës më i dalluari ishte Fisnik Rugova me 24 pikë dhe 5 kërcime, vlen të flitet për të riun Polloshka i cili e përfundoi lojën me 8 pikë dhe 7 asistime.
Gjysmëfinalet në mes të Golden Eagle Ylli me Goga Basket dhe Pejës me Rahovecin do të luhen me 13 prill.
Ndeshjet e Ligës Unike mund ti ndiqni ekskluzivisht në Artmotion.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.