Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit në kuadër të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.
Suharekasit e nisën mirë çerekun e parë duke triumfuar me shifrat 18-14, e kështu vazhduan edhe në periodën e dytë me 20-14.
Në periudhën e tetë, kuqezinjtë ishin më të mirë për një nuancë 23-21, teksa çereku i fundit ishte në të mirë të vendasve me shifrat 18-13, për rezultatin përfundimtar 77-64.
Më i dalluari në fitoren e Yllit ishte Alonzo Verge Jr, me 23 pikë, katër kërcime dhe nëntë asistime.
Ndërsa te Vëllaznimi ishte më i miri ishte Jordan Dallas, me 15 pikë, tetë kërcime dhe dy asistime. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.