Ylli e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Pejës, në kuadër të ndeshjes së katërt të playoff-it në gjysmëfinale të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.
Suharekasit janë duke fituar me rezultat të ngushtë 47-46 ndaj pejanëve, në sfidën që po zhvillohet në Suharekë.
Më i dalluari në pjesën e parë te Ylli ishte Jalen Nesbitt, me nëntë pikë dhe tre kërcime.
Teksa te pejanët u shqua Justin Davis me 15 pikë, tetë kërcime dhe një asistim.
Përndryshe, Ylli me një fitore eventuale në këtë takim do të siguronte finalen, teksa Peja me fitore do të barazonte rezultatin 2-2.
Kujtojmë që Trepça ka siguruar finalen pasi mposhti Prishtinën, me rezultat 3-0.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.