Fitorja e së mërkurës në Mitrovicë ndaj Trepçës, në kuadër të Kupës së Kosovës, ka mobilizuar edhe më shumë Golden Eagle Yllin.
Ndeshjen e mbetur nga viti i kaluar, kundër Rahovecit 029, tifozët në Suharekë do të mund ta ndjekin pa pasur nevojë të paguajnë biletë hyrëse.
Transferimet e fundit, kanë bërë që ekipi suharekas të ketë tjetër fytyrë në vitin 2026, krahasuar me shfaqjet e zbehta basketbollistike, gjatë sezonit vjeshtor, raporton Klankosova.tv.
Ylli - Rahoveci fillon në orën 17:00 dhe zhvillohet në Palestren "13 Qershori" në Suharekë, teksa transmetohet ekskluzivisht në kanalin Sport 2 të platformës Artmotion.
Në kanalin e njejtë por në 19:30, zhvillohet edhe dueli tjetër i xhiros së 14-të, ndërmjet Bashkimit dhe Borës, njofton Klankosova.tv.
Megjithatë, arena "Sezair Surroi" në Prizren nuk do të jetë në dispozicion për më shumë se 350 shikues, si rezultat i incidentit të shkaktuar në përballjen e Kupës ndaj Pejës, ku basketbollisti i këtyre të fundit Dardan Berisha, pësoi çarje të ballit.
●●●
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.