Kampioni në fuqi i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli pret sot, Pejën në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales.
Në ndeshjen e parë, pejanët triumfuan ndaj Yllit me rezultat 85:82.
Kampionët do të mundohen të barazojnë rezultatin, pasi një fitore e pejanëve do t’i afronte drejt finales.
Në anën tjetër, pejanët kanë nëntë fitore radhazi nën drejtimin e Rami Hadar, duke mos pësuar asnjë humbje. Takimi në Therandë pritet të jetë mjaft interesant.
Sistemi i garave gjysmëfinale është 1-1-1-1-1, ndërsa në finale, kualifikohet skuadra që shënon tri fitore.
Ndeshja do të zhvillohet në sallën “13 Qershori”, me fillim nga ora 20:30. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.