Lea Pericoli, ylli italian e tenisit të viteve 1950 dhe 60, ka vdekur në moshën 89-vjeçare.
E konsideruar si një nga lojtaret më të mira të vendit të saj, ajo arriti dy herë në 16-shen e fundit të French Open dhe tre herë në kampionatin Wimbledon, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Në krye të arritjeve të saj atletike, veshjet e garës së Pericoli të stolisur me pupla dhe lesh e bënë atë një ikonë stili.
E lindur më 22 mars 1935 në Milano, ajo më vonë u bë një prezantuese dhe gazetare e njohur televizive.
"Ajo ishte pak si nëna për të gjithë ne," tha për mediat lokale Angelo Binaghi, president i Federatës Italiane të Tenisit dhe Padel.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.