Ylli i ragbit është gjetur i vdekur në një klub nate të Barcelonës këtë javë, ka konfirmuar policia spanjolle.
24-vjeçari, Liam Hampson, i cili ka luajtur për skuadrën australiane Redcliffe Dolphins, kishte udhëtuar nëpër Evropë me disa miq dhe lojtarë të tjerë të këtij sporti.
Ai u raportua i zhdukur për më shumë se 30 orë përpara se stafi në klubin e natës Sala Apolo të zbulonte trupin e tij të mërkurën në mëngjes. Mësohet se vdekja po trajtohet si aksident.
Miku dhe shoqëruesi i tij i udhëtimit AJ Brimson ngriti alarmin në një postim në Instagram në fillim të kësaj jave, duke zbuluar se askush nuk e kishte parë Liam për më shumë se 24 orë, transmeton Klankosova.tv.
Motra e Liamit, Tiarna, foli në rrjetet sociale për të konfirmuar vdekjen tragjike të vëllait të saj.
"Duke u zgjuar me lajmin më të trishtuar të mundshëm për Liam. Jemi të shkatërruar kur zbuluam se Liam pati një aksident dhe nuk mbijetoi", shkroi ajo.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.