Basketbollisti i NBA-së, John Wall, i është gëzuar performancës së Rodney Purvisit në fitoren e Trepçës ndaj Pejës me rezultat 107:105.
Purvis është shok me Wallin e Houston Rockets, i cili është aktualisht basketbollisti i tretë më i paguar në botë.
“Po, zotëri Purvis”, ka qenë mbishkrimi që ai ia ka vënë fotografisë të cilën më pas e ka shpërndarë ylli i mitrovicasve.
Purvis shkëlqeu me 46 pikë, tetë kërcime e pesë asistime duke qenë vendimtar në fitoren e dytë të serisë së playoffit ndaj Pejës.

●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.