Ylli i NBA-së Enes Kanter ka shpërndarë një video tronditëse në Twitter në të cilën vëllai i tij i vogël grabitet me armë nga katër persona brenda një vend parkimi në Atlanta.
Kanter, qendrori për Portland Trail Blazers, postoi videon të dielën.
Pamjet tregojnë vëllain e tij më të vogël, Ahmet dhe dy nga miqtë e tij që ndalohen nga grabitësit. Viktimat shihen në video duke u dhënë grabitësve të armatosur gjërat e tyre.
Ylli i NBA shprehu zhgënjimin e tij për incidentin, raporton Independent, përcjell Klankosova.tv.
"Unë jam i tronditur dhe i neveritur, vëllai im i vogël duke ecur nëpër Atlanta, i drejtohet një armë mbi të dhe plaçkitet. Kur do të kemi disa masa normale të kontrollit të armëve? Kjo nuk është në rregull dhe jo normale”, shkroi ai në twitter.
Pas grabitjes, Ahmet Kanter i tha policisë në Atlanta se treshja u grabit pasi u larguan nga klubi i natës MIxx Atlanta.
Sipas viktimës, një nga sulmuesit u përpoq t’ia hiqte një qafore diamant nga qafa e tij, duke thyer bizhuterinë dhe duke e gërvishtur atë.
"Katër prej tyre na ndoqën në hyrje të parkingut, na u afruan nga mbrapa, na drejtuan 2 armë dhe na kërkuan të hidhnim sendet tona. Ata morën këpucët, portofolin, çelësat e mikut tim, iPhone X të të dashurës, byzylykun dhe gjerdanin prej diamanti që më përkiste mua", i tha Ahmet Kanter policisë.
Zyrtarët thanë se hetuesit po punonin me viktimat për të identifikuar të dyshuarit e përfshirë në grabitje.
"Ne duhet të vazhdojmë të kërkojmë paqen dhe ndryshimin, dhe të ndalojmë së armët në duart e njerëzve", shkroi basketbollisti.
I’m shocked and disgusted.
My little brother (Ahmet) walking around Atlanta,gets a gun pulled on him,and robbed.
When will we have some normal gun control measures?
This is not okay & not normal.
We need to keep demanding peace & change,and stop putting guns in peoples hands. pic.twitter.com/bH2WYUEwW9
— Enes Kanter (@EnesKanter)
June 6, 2021
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.