Lojtari i kombëtares angleze, Ivan Toney, i cili u transferua te Al-Ahli verën e kaluar mes spekulimeve të ethshme rreth planeve të tij të ardhshme, ka zbuluar arsyen pse e urren Londrën.
Toney së fundi ndau një fotografi në Instagram Story, i cili tregoi se xhami i makinës së Lamborghini Urus - me vlerë mbi 197,000 paund - ishte thyer nga hajdutët.
Nuk dihet nëse Toneyt i është vjedhur diçka nga brenda automjetit, por sulmuesi u zemërua, duke shkruar: “Kjo është arsyeja pse e urrej Londrën”.
Vetëm tre ditë para krimit, Toney kishte treguar makinën e tij në një video të postuar në rrjetet sociale, ku sulmuesi stërvitej me dy djemtë e tij, Ivan Junior dhe Ikari.
Transferimi në Arabinë Saudite erdhi pak më shumë se gjashtë muaj pas rikthimit të tij në futboll, pasi Toney kishte vuajtur pezullimin tetëmujor për shkelje të rregullave të lojërave të fatit të Shoqatës së Futbollit. /Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.