Golden Eagle Ylli ka dalë fitues në përballjen kundër Vëllaznimit në palestrën "Shani Nushi" në Gjakovë.
Skuadra nga Suhareka fitoi në Gjakovë me rezultat 72:77, pesë pikë epërsi në një ndeshje tejet të fortë.
Çerekun e parë të takimit e fituan vendasit me rezultat 21:19. çerekun e dytë mysafirët e mbyllën bindshëm me 10 pikë epërsi. 11:21, duke bërë që 20 minutat e parë të përfundojnë 32:40 për Golden Eagle Yllin.
Edhe pjesa e dytë ishte goxha e fortë, me dominim sa në njërën anë e sa në tjetrën.
Çereku i tretë, i takoi sërish Vëllaznimit 18:13, kurse i katërtit u mor sërish nga suharekasit 22:24, duke e përmbyllur ndeshjen me rezultat 72:77.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.