Në Pejë ka filluar sot "Final Four" i Ligës Unike në basketboll.
Kampioni aktual, Golden Eagle Ylli, arriti që vetëm në sekondat e fundit ta mposhtë Teutën e Durrësit me rezultat 84-82, për ta siguruar finalen, me 2 pikë të Erjon Kastratit në sekondat e fundit të ndeshjes.
Kampioni aktual i Kosovës në finale pret fituesin e ndeshjes Peja - Prizreni 16, e cila fillon në ora 20:30.
Finalet e Ligës Unike po zhvillohen në palestrën Karagaq në Pejë, derisa po transmetohen direkt në platformën numër një në vend, Art Motion (Art Sport1). /Klankosova.tv/
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.