Sot luhen dy ndeshjet e mbetura në xhiron e shtatë në kuadër të Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Vëllaznimi pas fitores ndaj Ponte Prizrenit është motivuar dhe është në kërkim të fitores së tretë, megjithatë, do ta ketë shumë vështirë, pasi përballet me Trepçën, një nga skuadrat më të përforcuara në këtë edicion me lojtarë vendorë dhe të huaj.
Kuqezinjtë kanë dy fitore e katër humbje, ndërsa mitrovicasit kanë katër fitore e dy humbje.
Takimi i fundit i kësaj xhiro është mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit, transmeton Klankosova.tv.
Ylli është në kërkim të fitores së tretë radhazi në elitë pas katër humbje, ndërsa prizrenasit kërkojnë këndelljen pas largimit të trajnerit Darko Raduloviq.
Të dy skuadrat kanë nga dy fitore e katër humbje.
Prince Caffe Superliga – Java 7
E diel
17:00 Vëllaznimi – Trepça
19:00 Golden Eagle Ylli – Bashkimi
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.