Prizreni-16 ka shënuar fitore tejet të rëndësishme ndaj Golden Eagle Ylli në kuadër të javës së 24-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.
Në ndeshjen që është zhvilluar në palestrën sportive “13 qershori”, skuadra nga Prizreni triumfoi ndaj Yllit, me rezultat 91-82.
Prizreni-16 e nisi mirë takimin duke e fituar çerekun e parë me rezultat 26-23, por që në çerekun e dytë u kthye Ylli, duke e fituar 22-15.
Në çerekun e tretë, Prizreni e ‘shkatërroi’ Yllin, me 17 pikë epërsi, 26-9, teksa në çerekun e fundit, pavarësisht që skuadra nga Suhareka arriti ta fitojë 28-24, në fund ndeshja përfundoi me rezultat 91-82.
Më të mirët te Prizreni ishin Robert Mccoy me 18 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime, Darrell Davis me 24 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime, teksa Xavier Cannefax shtoi 20 pikë, një kërcim dhe pesë asistime.
Te Ylli u dalluan Mikael Tmusic me 16 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime, dhe Henrik Sirko me 11 pikë, 10 kërcime dhe nëntë asistime.
Prizreni pas fitores mbetet në vendin e katërt me 36 pikë, pas 24 ndeshjeve, teksa Ylli në vendin e dytë me 41 pikë, me pikë të barabarta me Trepçën, që gjendet pozitën e parë. /Klankosova.tv/
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.