Klubi basketbollistik Sigal Prishtina ka prezantuar përforcimin e fundit. Ai është basketbollisti Yll Kaçaniku për të cilin është folur edhe më parë se do të rikthehej në klubin e kryeqytetit.
Po kthehem pas 17 vjetësh, edhe pse dy herë kam luajtur nga gjysmë sezoni. Do të mundohem ta ndihmoj Prishtinën të përfaqësohet sa më mirë në arenën ndërkombëtare. Pjesëmarrja jonë në këtë eveniment është një ngjarje historike" tha Kaçaniku.
Ai u shpreh i gatshëm që të ndihmojë talentet e rinj kosovar, ndërsa zbuloi dëshirën për të luajtur për përfaqësuesen e Kosovës.
"Do të mundohem të jem lider i ekipit dhe ta përfaqësojmë sa më mirë sportin kosovar jashtë”. Këto ishin fjalët e fundit të tij në konferencën e organizuar për media, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.