Dardanët U14 të basketbollit e kanë mposhtur Rumaninë me rezultat 84:81, në turneun e YDF-së që po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.
Kosova, këtë ndeshje e nisi mirë ku në çerekun e parë ishte në epërsi me rezultat 28:13, teksa ai i dyti e i treti ishin të barabartë, përkatësisht 17:18 dhe 16:14.
Ndërsa, rumunët kthimin në rezultat arritën ta bëjnë në 10 minutat e fundit, ku barazuan rezultatin në 72:72, gjë që e çoi ndeshjen në vazhdime.
Në vazhdime, Dardanët “shkelën” ekipin e Rumanisë, ku triumfuan me tri pikë epërsi, që ishte edhe fitorja e dytë pas asaj ndaj Bullgarisë.
Kujtojmë se të shtunën, Kosova U14 në basketboll do të ndeshet me Turqinë dhe të dielën me Maqedoninë e Veriut.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.