Kosova (meshkujt) e ka nisur me fitore turneun e FIBA YDF-së, duke mundur Rumaninë me shifrat 90:60 (23:12, 30:9, 14:18, 23:21) për U14.
Dardanët e nisën ndeshjen shumë më mirë, me një seri prej 13:2, e më pas e ngritën epërsinë në 21:6, ndërsa çereku i parë përfundojë 23:12.
Dardanët e rinj vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e ngritur epërsinë, kurse ishin më të mirë në mbrojtje dhe në sulm, duke shkuar në pushim me shifrat 53:21.
Rumunët shënuan tetë pikë radhazi në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, megjithatë djelmoshat e rinj kosovarë ruajtën epërsinë e krijuar, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 67:39.
Në dhjetë minutat e fundit ishte lojë më e barabartë, por që u kontrollua nga Dardanët, që triumfuan 90:60.
Te Kosova u dalluan Yll Kastrati me 25 pikë e gjashtë kërcime, Edin Bacevac me 16 pikë e gjashtë kërcime dhe Ben Basha me 12 pikë e shtatë kërcime. /Klankosova.tv/
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.