Ylli i Real Madridit dhe Francës, Kylian Mbappe ka reaguar pas vdekjes së Diogo Jotas përmes Instagramit të tij.
Ai shkroi: “Ngushëllimet, mbështetja dhe mendimet më të thella janë me ata që janë përfshirë, familjet dhe të dashurit e tyre. Pushoni në paqe Diogo dhe Andre”.
Pos tij, edhe lojtarë të tjerë të Real Madridit nderuan të ndjerin në rrjete sociale, përfshirë portierin Thibaut Courtois, mesfushorin Federivo Valverde dhe Jude Bellingham të Anglisë, transmeton Klankosova.tv.
Bellingham e quajti lajmin për vdekjen e Jotas dhe vëllait të tij "zemërthyes" dhe u dërgoi "dashuri dhe forcë" familjes së tyre.
Ndërkaq, Xabi Alonso, trajneri i tyre i ri dhe ish-lojtar i Liverpoolit, tha: "U prehtë në paqe Diogo".
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VR
SHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.