Skuadra e kaltër e Edon Zhegrovës është në epërsi në ndeshjen e Yjeve.
Më herët u akordua penallti, ku Milot Rashica është në pikën e bardhë dhe publiku po kënaqet me atmosferën.
Gazetarja Ulpiana Emra, tha se krahas yjeve të futbollit, Edon Zhegrovës dhe Milot Rashicës, pjesë e lojës janë edhe yjet tjerë si Albion Rrahmani, Korenica, Topalli e të tjerë, njofton Klankosova.tv.
Nuk mungojnë as yjet e estradës si Majk, Fero, Afrim Muqiqi, Ermal Fejzullahu dhe shumë emra të tjerë por jo të gjithë po paraqiten në fushë.
Kjo ndeshje po transmetohet live në Sport 1 në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion.
https://www.youtube.com/watch?v=DHICJPrNalk
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.