Tashmë janë duke u zhvilluar provat gjenerale për koncertin që do të mbahet për nder të shenjtërimit të Nënës Terezë.
Ky koncert ka mbledhur yjet më të mëdha të kombit shqiptarë duke përfshirë, Rita Ora, Inva Mula, Ermonela Jaho, Shkelzen Doli, Tukiçi Genc, Rame Lahaj, Gezim Myshketa, Elbenita Kajtazi. Filarmonia dhe Kori i Kosovës.
Koncerti "Himni i Nënës Terezë" do të mbahet më 3 shtator në "Basilica Papale di San Paolo Fuori Le Mura" në Vatikan, duke filluar nga ora 19:30.
Për më shumë ju sjellim foto nga përgatitjet për këtë koncert.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.