Yjet e Bayernit përfshirë Neuer, Muller, Gnabry e Kane fluturuan për në Ibiza të dielën me një avion privat për të festuar kampionatin. Por, udhëtimi u prit me kritika.
Neuer qëndroi direkt pas kabinës së DJ-ve, ku mund të arrihej vetëm nëpërmjet një shkalle dhe u mbrojt nga rrojet e sigurisë gjatë gjithë natës.
Edhe kur klubi elitar u zbraz gradualisht, shumica e lojtarëve të Bayernit qëndruan - Gnabry, Laimer dhe Upamecano qëndruan më gjatë. Treshja u largua nga “Pacha” rreth orës 5:30 të mëngjesit.
Eksperti i BILD, Marcel Reif tha se ky udhëtim ka të bëjë me arrogancën e lojtarëve, transmeton Klankosova.tv
"Nuk mund ta kuptoj. Ka të bëjë me arrogancën. Një garë është ende duke u zhvilluar dhe ti je pjesë e saj. Nuk mendoj se kjo është mirë, nuk është e denjë për Bayernin”, tha ai.
Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl në anën tjetër tha se lojtarët janë profesionistë dhe e dinë se çfarë duhet ta japin për lojë.
"Na ka mbetur vetëm një ndeshje dhe lojtarët janë profesionistë të plotë; ata e dinë saktësisht se çfarë është në lojë. Sigurisht, ne do të japim gjithçka për të fituar në Hoffenheim”, u shpreh ai. /Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.