Lamine Yamal, talenti i ri i Barcelonës, u përball me një atmosferë të zjarrtë gjatë ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Champions League kundër Interit.
Në momentin e hyrjes së tij në fushë për ushtrimet para lojës, tifozët Zikaltër e pritën me fishkëllima, duke krijuar një skenë të ngarkuar emocionalisht.
Yamal vazhdoi me buzëqeshje duke u treguar moskokëçarës para fishkëllimave.
Katalunasit luajnë sonte me Interin në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve pas trilerit 3:3 në Spanjë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.