Shqetësim për Barcelona, pasi talenti i ri Lamine Yamal pësoi lëndim gjatë ndeshjes ndaj Celta Vigo.
Yamal arriti të shënojë nga penalltia, por menjëherë pas golit u pa në vështirësi, duke ndier dhimbje në këmbën e majtë. Sipas pamjeve, ai ka zgjatur muskulin e kofshës së majtë, çka e detyroi të largohet nga fusha.
Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë, ndërsa lojtari u zëvendësua për të shmangur përkeqësimin e mundshëm të lëndimit.
Ende nuk ka një diagnozë zyrtare për shkallën e dëmtimit, por te Barcelona shpresojnë që bëhet fjalë për një problem jo serioz, në mënyrë që një nga talentet më premtues të skuadrës të rikthehet sa më shpejt në fushë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.