Trajneri i kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka folur për zgjedhjen e Leon Avdullahut që ta përfaqësojë Kosovën dhe jo Zvicrën.
Yakin tha se e kupton situatën në të cilën ndodhet Avdullahu dhe se në fund është vendim i qartë për të.
“E kuptoj situatën në të cilën ndodhet dhe e kuptoj atë shumë mirë. Kam qenë në të njëjtën situatë 25-30 vite më parë. Por kemi shumë lojtarë në qendër dhe ai është i ri dhe i duhet të lua”j.
“Në fund, është vendim i qartë për të. Kjo është pjesë e lojës dhe të gjithë e respektojmë këtë”, tha Yakin në një intervistë me gazetarin dhe drejtorit e sportit në Artmotion, Arlind Sadikun.
Ai foli edhe për numrin e tifozëve që nesër pritet të jenë në stadium kundër Zvicrës, e të cilët pritet të jenë më në numër sesa ata të Zvicrës.
“Kjo është fantastike. Prandaj ne e kemi pritur që një kohë të gjatë këtë ndeshje. Ndeshja jonë e fundit në shtëpi ka qenë para 1 viti”, tha ai./Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=a65gWrMZ2-Q
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.