Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, sot do të garojë në “Grand Prix” në Zagreb të Kroacisë, në kategorinë minus 63 kilogramë.
Ekipi kosovar i xhudos po merr pjesë në turneun ndërkombëtar “Grand Prix 2022”, ku dje garuan Flaka Loxha dhe Distrika Krasniqi.
Krasniqi u stolis me medalje të argjendtë, kurse Flaka Loxha u ndal në fazën çerekfinale. /KP
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.