Xhudisti Blin Kuka është shumë afër të shkruaj historinë për xhudon e Kosovës dhe të fitojë medaljen e parë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, që po mbahet në Maribor të Sllovenisë.
Xhudisti kosovar në kategorinë deri në 90 kilogramë do të luftojë për medaljen e bronztë, pas rrugëtimit të suksesshëm në repesazh.
Raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin u ndal nga Aslan Kotsoev, i cili më pas i mundësoi repesazhin, transmeton Klankosova.tv.
Kuka shënoi dy fitore, ndaj letonezit, Nikita Afanasjevs dhe portugezit, Danilo Storozhuk, të dyja me ippon.
Për të bronztën, ai garon me spanjollin, Perez Ramirez, prej orës 17:00.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.