Xhiroja e 32-të e Superligës përmbyllet sot me dy ndeshje jashtëzakonisht interesante.
Në Gjilan, do të përballet liderja e tabelës Drita dhe Llapi.
Kjo lojë do të jetë goxha e rëndësishme për dyja skuadrat, si për atë të Zekirja Ramadanit si dhe atë të Tahir Batatinës.
Fitorja do të jetë jetike, si për skuadrën nga Gjilani që është në luftë për titull e po ashtu edhe për llapjanët që po synojnë mbijetesën në elitën e futbollit kosovar.
Drita aktualisht renditet e para me 66 pikë nëntë më shumë se kampioni aktual Ballkani, derisa Llapi është në vendin e tetë me 40 pikë.
Ndeshja tjetër, luhet mes Ferizajt dhe Suharekës.
Ferizajasit renditen të pestit me 45 pikë, kurse Suhareka është e parafundit në tabelë me 33 pikë.
Dyja lojët nisin nga ora 15:00 dhe transmetohen në Artmotion.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.