Këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e 15-të në Raiffeisen Ligën e Parë të Kosovës, e cila do të luhet në tri ditë, të premten, të shtunën dhe të dielën.
Java sjell duele interesante në të gjitha fushat, por vëmendja do të jetë e përqendruar në dy përballjet kryesore që do të transmetohen drejtpërdrejt në Artmotion.
Vushtrria-Trepça është kryendeshja e xhiros, e cila do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Ferki Aliu” në ora 13:00. Të dy skuadrat janë në formë të mirë ndërsa spektakël pritet edhe në tribuna pasi tifozëria e Trepçës, Torcida për herë të parë në histori udhëton në Vushtrri.
Dinamo-Trepça ’89 – takimi tjetër që do të transmetohet live, zhvillohet sot nga ora 13:00 e që pritet të jetë mjaft interesant.
Pjesa tjetër e xhiros përfshin përballje të rëndësishme në garën për kreun dhe mbijetesë:

Të gjitha ndeshjet nisin në ora 13:00, ndërsa pritet një fundjavë plot emocione në Ligën e Parë të Kosovës.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.