Java e gjashtë e ligës franceze “Ligue 1” po starton këtë të premte.
Me fillim prej orës 21:00, drejtpërdrejt në Art Sport 1, dy skuadrat modeste Strasbourg dhe Metz do të ballafaqohen mes vete për të kërkuar fitoren në këtë xhiro - nën komentimin e Avni Tifekut.
21:00 Strasbourg - Metz Art Sport 1
Në “Meinau Stadium”, skuadra e Strasbourgut kërkon tri pikët e dyta për këtë sezon në shtëpi. Deri më tani, Strasbourg në pesë ndeshje ka grumbulluar katër pikë, duke arritur fitore ndaj Brestit me rezultat 3-1.
Teksa një pikë më pak janë skuadra e Metz që renditen në vendin e 17-të me tre pikë të grumbulluara. Kjo skuadër ende nuk e ka shijuar fitoren këtë sezon dhe këtë gjë synon ta arrijë këtë xhiro ndaj Strasbourgut.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.