Xhiro 19 e Bundesligës nis me transmetimin e ndeshjes Sttutgart – Mainz e cila zhvillohet të premten me fillim nga ora 20:30 në Art Sport 1.
Stuttgart si nikoqir i Mainzit është në kërkim të fitores së parë në shtëpi. Në tetë ndeshjet e deritashme në Mercedes Benz Arena, “Die Schwaben” kanë 5 barazime dhe 3 humbje, pa asnjë fitore, transmeton KlanKosova.tv.
20:30, STUTTGART – MAINZ - ART SPORT 1
Përderisa Stuttgart është në kërkim të fitores së parë si vendas, një gjë të till e ka arritur skuadra e Mainzit e cila javën e kaluar regjistroi fitoren e parë si nikoqire duke e mposhtur RB Leipzig me rezultat 3-2 aktualisht zë pozitën 17 në tabelë dhe tash është 7 pikë larg zonës së sigurt dhe vendit 15 në të cilin gjendet Arminia Bielefeld.
Nga ana tjetër, Stuttgart ka vetëm një fitore në 7 ndeshjet e fundit dhe kjo ka ndikuar të bien në vendin e dhjetë me 22 pikë.
Stuttgarti në këtë ballafaqim do të hyjë në mungesë të gjashtë lojtarëve: Forster, Aëoudja, Mola, Egloff, Al Ghaddioui dhe Sosa. Kjo do t’i shkaktoj kokëdhimbje të madhe trajnerit Pellegrino Matarazzo që do të kërkojë fitoren e parë pas dy humbjeve rresht.
Tek Mainzi do të mungojnë Kohr, Fernandes, Brosinskin dhe Kunden prandaj, kryetrajneri Bo Svensson nuk do ta ketë aspak lehtë në betejë për tri pikët që e largojnë nga zona e rrezikshme.
Stuttgart, 11-shja e mundshme startuese: Kobel; Mavropanos, Anton, Kempf; Coulibaly, Endo, Mangala, Wamangituka; Klimoëicz, Castro; Gonzalez.
Mainz 05, 11-shja e mundshme startuese: Zentner; St Juste, Bell, Niakhate; Da Costa, Oztunali, Latza, Mwene; Stoger; Quaison, Onisiwo.
Pas fitores befasuese ndaj Leipziegut javën e kaluar, a do ta bëjë Mainzi edhe një tjetër surprizë këtë javë në Stuttgart, mbetet të shihet të Premtën mbrëma me fillim nga ora 20:30, ekskluzivisht në Art Sport 1.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.