Ish-mesfushori zviceran, Blerim Xhemaili, komentoi për mediat shqiptare situatën e ndodhur mes Kevin De Bruyne dhe trajnerit Antonio Conte te Napoli.
Ai theksoi se zëvendësimi i mesfushorit belg në derbin Milan - Napoli ishte një vendim taktiko-strategjik dhe reagimi i tij ishte i pritshëm për një lojtar me përvojë dhe nivel të lartë, transmeton klankosova.tv.
“De Bruyne? Nuk ka ndonjë keqkuptim taktikor. Është normale që një lojtar i madh të mos do të zëvendësohet, por vendimi i trajnerit është për të mirën e ekipit.”
Xhemaili shtoi se lojtarët gjithmonë duan të qëndrojnë në fushë dhe të bëjnë diferencën, por duhet të respektojnë vendimet e trajnerit.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.