Një influencere meksikane u qëllua për vdekje në sallonin e saj të bukurisë ndërsa ishte live në TikTok.
Valeria Marquez, 23 vjeçare, po dilte nga salloni i bukurisë në qendrën tregtare Santa Maria, Jalisco, kur një burrë mbërriti me motoçikletë për të sjellë një dhuratë.
Jorge Cano, gazetar meksikan, ka folur lidhur me motivet e vrasjes së saj, në emsionin ‘Kosova Today” në Klan Kosova, duke theksuar se shkak i vrasjes mund të jetë suksesi që ajo kishte në platformat sociale.
“Dy vajzat ishin shumë të dyshimta, por ka shumë rrethana të çuditshme në rast, nga shoqet i është thënë që të qëndroj më gjatë aty, dhe kjo ka qenë e dyshimtë, sepse vajza donte të kthehej në shtëpi. Po thuhet se vajza në fakt është shumë xheloze ndaj sukseseve të saj, duhet të mendojmë për këtë, një 23-vjeçare e cila ishte shumë e popullarizuar në rrjete sociale”, tha Cano, transmeton Klankosova.tv.
Ndiqni detajet shtesë, në videon vijuese:
https://youtu.be/ZXIivm-36f8
https://youtu.be/pLulCWvjsUc
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.