Sunday Adetunji sërish e ka regjistruar emrin te golashënuesit e Ballkanit.
Në minutën e 41', sulmuesi nigerian e ka dyfishuar avantazhin e "Xhebrailave" ndaj Suharekës, pasi paraprakisht ishte Almir Kryeziu ai i cili e zhbllokoi këtë derbi, gjysmë ore pasi filloi ballafaqimi.
Ky është dueli i pestë që këto dy skuadra e zhvillojnë mes vete. Vetë njëherë nuk kishte fitues, kurse tri të tjera i takuan "Portokall e Zinjve", raporton Klankosova.tv.
Ballkani do të ngjitet në kuotën e 47 pikëve nëse fiton sot, 13 sosh më pak se Drita e vendit të parë dhe tri më shumë se Malisheva që është e treta.
Kurse Suhareka mbetet e teta me 32 pikë, duke luftuar për mbijetesë në Superligë.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.