31.01.2017 · përditësuar para 3451 dite1 min lexim
Në Trepçën e epërme në shekullin e XVI-të, ekzistonin tre faltore islame, një xhami dhe dy mesxhide.
Tani ka mbetur vetëm një, e ashtuquajtura xhamia e Mazhiqit, e ndërtuar në vitin e largët 1545 nga Maslihuddin Abdul-Gani.
Ky i fundit ka financuar ndërtimin e “Dykanxhik Xhamisë”, “Kurshumli Hanin”, “Shengyl Hamamin” dhe sistemin e ujësjellësit në Shkup.
Tipologjia e saj i përket asaj të shkollës së Azisë së vogël. Veçantia e saj kryesore është se në tërë Ballkanin ekzistojnë vetëm katër xhami të tilla.
Kronikën e ka përgatitur Ardian Gaxherri.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.